“Melia”: Shqipëria, histori suksesi  - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-22 7

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV "Melia? grup është brandi i pare ndërkombëtar qe ka zgjedhur te investoje ne fushën e turizmit ne Shqipëri ne bashkëpunim me kompaninë ?Concord Investment?.  Zevendespresidentja e ?Melia?  Grup,  Maria Zarraluqui, shpjegon pse nje kompani  qe ka hotele ne 45 vende te botes vendosi kete here per Shqipërinë.?Unë shoh një potencial të madh për kalimin e pushimeve dhe turizmin në këtë vend. Prandaj kjo është arsyeja pse ?Melia? vendosi  të vijë në Shqipëri me një partner të madh, familjen Dulaku, dhe ne jemi shumë krenarë të themi se kemi 3 marrëveshje me ta; një në tiranë në një prej pikave më të rëndësishme të kryeqytetit, dhe dy të tjerë në Durrës?Ne Durrës, ne gjirin e Lalzit,  ?concord investment? se bashku me Melia grup po ndërtojnë kompleksin turistik ?San Pietro? duke fituar edhe statusin e investitorit strategjik.?Bashkëpunimi ynë është fantastik. Mendoj se nuk mund të gjenim një partner më të madh për rajonin; ata e njohin Shqipërinë, jane te apasionuar dhe te angazhuar për zhvillimin e ketij sektori; dhe e fundit ata jane nje sipërmarrje familjare si familja ?Melia? prandaj ne mendojmë se çdo gje eshte fantastike dhe sigurisht besojme se ky eshte vetëm fillimi i diçkaje shume speciale.?Melia grup zotëron hotele nga Karaibet ne Mesdhe dhe zëvendës-presidentja beson se investimi ne Shqipëri do te jete nje histori suksesi.?Nëse mund të flas pak për ?Melia?, ?Melia? eshte prezent ne 45 vende dhe kemi qenë pionier në destinacione si Mesdheu, Karaibet etj, prandaj mund të them se ne shohim potencialin e vendit dhe kemi zgjedhur Shqipërinë sepse ne Shqipëri ndodhen te gjithe perberesit per te pasur sukses; ka njerez te jashtëzakonshëm, ka gjithçka qe mund te marrësh nga natyra, ka nje pozicion te favorshëm, moti eshte fantastik prandaj ne besojmë se mund te jete nje xhevahir i pazbuluar me pare ne Mesdhe.?Nje dite me pare ?Concord investment? u be kompania e parë e cila fitoi statusin e investitorit strategjik në turizëm. Qeveria vendosi ti japë këtë status, grupit Concord i cili po ndërton kompleksin më të madh turistik në Gjirin e Lalzit, San Pietro resort: vetëm hoteli me 5 yje ka një vlerë prej 36 milionë eurosh, ndërkohë që gjithë investimi arrin në 90 milionë euro.